Bayern Munich mposht 3-0 Barcelonën dhe i ‘dërgojnë’ në Europa League.
Në minutën e 34 të takimit Thomas Muller shënoi golin e parë ndërsa rezultatin e dyfishoi Leroy Sane. Rezultatin final e vulosi Musala në pjesën e dytë të takimit duke dhënë edhe goditjen finale.
Kështu në grupin E bashkë me Bayern u kualifikua Benfica që mposhti me rezultatin 2-0 Dinamo Kyiv. Golat e Yaremchuk dhe Gilberto mjaftuan për portugezët që arritën në kuotën e 8 pikëve, një më shumë se Barcelona që i jep lamtumirën kompeticionit të madh për klube në mënyrën më të turpshme.
Në ndeshje të tjera, Manchester United u ndal në një barazim 1-1 ndaj Young Boys. Ekipi i Rangnick nuk e ruajti dot avantazhin që mori pas golit të Greenwood dhe gjithçka u baraspeshua nga Rieder në fundin e pjesës së parë.
Megjithatë, ata kualifikohen si të parët e grupit F.
/Priza.al/