Bayern Munich thuhet se nuk ka në plan të aktivizojë opsionin për të blerë klauzolën në marrëveshjen e huazimit të Joao Cancelo nga Manchester City.
28-vjeçari bëri një kalim surprizë në Allianz Arena nga kampionët e Premierligës në janar, pasi ra nga lista e favoritëve të Pep Guardiolës.
U supozua se një përplasje mes lojtarit dhe menaxherit shkaktoi largimin e papritur të Cancelo-s, megjithëse portugezi që atëherë ka mohuar që një grindje e tillë të ketë ndodhur.
Siç qëndrojnë gjërat, Cancelo do të kthehet në Etihad për sezonin 2023-24, dhe ai mbetet lojtar i City për katër vite të tjera.
Sidoqoftë, Bayern ka opsionin për ta bërë të përhershëm qëndrimin e tij në Bavari, por sipas Fabrizio Romano, kampionët gjermanë nuk kan ndërmend të paguajnë klauzolën prej 70 milionë eurosh.
Man City mund të jetë ende i hapur për të lënë Cancelo të largohet përgjithmonë, por Bayern do të duhet të negociojë drejtpërdrejt largimin e tij nga kampionët e Premier League.
Trajneri i sapoemëruar Thomas Tuchel thuhet se do të diskutojë të ardhmen e Cancelo me bordin e Bayern brenda javëve të ardhshme, pasi mbrojtësi u emërua në stol për ndeshjen e parë të gjermanit ndaj Borussia Dortmund.
Drejtori i Bayern-it, Hasan Salihamidzic më parë la të kuptohej se një tarifë prej 61.5 milion £ do të ishte shumë e madhe për ta përballuar, duke thënë për Bild në shkurt: “Pasi u krye transferimi, ne në fakt menduam përsëri se sa kohë kemi pasur të bëjmë me Joaon.
“Ne po luajmë me letra të hapura. Ai e di se ai ka qenë një nga ëndrrat tona, prej vitesh”.