Çfarë përfiton Shqipëria?/ Baza e NATO-s në Kuçovë, 50 milionë euro investim! Niko Peleshi: Punimet nisin në janar

Niko Peleshi

Në ditët e para të janarit do të nisë ndërtimi i bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë. Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave këtë 9 dhjetor.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se, ky është një investim prej 50 ml eurosh, teksa e konsideroi lajm të mirë për sigurinë e Rajonit praninë e një baze taktike ajrore të NATO-s. Për banorët e zonës që do të shpronësohen, Peleshi tha se, kjo do të ndodhë sipas vlerës së tregut dhe pa asnjë vonesë.

Fjala e ministrit Niko Peleshi:

“Miratuam propozimin e minisitrisë së Mbrojtjes që lidhet me projektin më madhor në fushën e zhvillimit të infrastrukt të Forcave të Armatosura, për bazën ajrore të Kucovës e cila me vendimin e sotëm kompleton kuadrin rregullator ligjor i hap rrugën fillimit të punimeve.

Në ditët e para të janarit do vendosim gurin e parë të bazës taktite të Kucovës, bazë taktike e NATO-s, lajm i mirë për ata që preken do shpronësohen sipas vlerës së plotë të tregut bazuar në gjithë aktet ligjore dhe pa asnjë vonesë.

Lajm i mirë për banorët e zonës përrteth, investim që do të thotë zhvillim ekonomik dhe punësim për gjithë zonën.

Për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor se do kemi një bazë taktike ajrore të NATO-s, siguri më shumë për sot dhe për nesër. Janë mesazhe që tregojnë se sa strategjik është vendi ynë për sigurinë rajonale dhe sigurinë evropiane”,- u shpreh Peleshi.

baza ajrore e NATOS në Kuçovë - Shqiptarja.com

Përfitimet nga modernizimi i bazës në Kuçovë!

Kujtojmë se nga një ‘varrezë’ e avionëve të vjetër lutfarakë, ajo do të kthehet në një bazë logjistike për Aleancën. Në vitin 2005, Shqipëria hoqi nga flota ajrore 224 avionë sovjetikë dhe kinezë të tipit “MiG” dhe që nga viti 2009, hapësira ajrore monitorohet nga aleatët në NATO, Greqia dhe Italia.

“Shndërrimi i bazës ajrore të Kuҫovës në bazë ajrore të NATO-s është një mundësi që  Shqipëria të këtë një bazë ajrore moderne. Kjo pasi kjo bazë do të ketë dy funksione: do të jetë bazë për forcat ajrore të Shqipërisë dhe bazë ajrore për NATO-n.

Investimi strategjik prej 50 milion eurosh, vetëm për fazën e parë të projektit, flet vetë sesi teknologjinë dhe avionet që do përdoren. Mjafton vetëm fakti i shndërrimit të saj në një bazë ajrore të NATO-s për të marrë me mend sesi do të modernizohen kapacitetet e forcave ajrore vendase”,- shkruante DW në maj 2021.

Gjithashtu nuk pati munguar as reagimi i medieve greke, të cilat 14 maj 2021 shkruanin se “Pas Kosovës me bazën e Bondsteelit, edhe Shqipëria po kthehet në një fortesë të NATO-s në Ballkanin Perëndimor”, shkruan media greke greke “Pentapostagma.gr”. Ndërkohë që NATO-ja ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus, shkruajnë mediat e rajonit, teksa njoftojnë se ka filluar puna në bazën ajrore të Kuçovës, 64 kilometra në jug të Tiranës.

Sipas medias greke, qëllimi i Shqipërisë dhe NATO-s është të bllokojë përpjekjet e Rusisë për të depërtuar në rajon dhe për të forcuar ndikimin e saj nëpërmjet shërbimeve sekrete, investimeve dhe propagandës përmes mediave.

Baza ajrore e Kuçovës, do të shërbejë si bazë për furnizimin me karburant, për mbështetje logjistike, si depo për pajisjet dhe parkim për mjetet, si dhe do të jetë vendi për trajnimet e NATO-s.

Kjo është baza e parë ajrore e NATO-s në vendet e Ballkanit Perëndimor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *