Baza e NATO-s në Kuçovë do të pësojë një transformim përmes një investimi kolosal prej 50 milionë eurosh në mënyrë që të përshtatet më standartet e të njëjtit lloj të NATO-s.
Sipas një njoftimi të Ambasadës Amerikane deri në fund të procedurave të investimeve, në Kuçovë mund të veprojnë deri në 6 avionë ushtarakë.
Njoftimi i Ambasadës Amerikane:
“Po bëjmë një aleancë të fortë akoma edhe më të fortë! Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim mori sot pjesë në një ceremoni në bazën ajrore të Kuçovës, me rastin e fillimit të një projekti rindërtimi prej 50 milionë eurosh të NATO-s. Gjatë viteve të ardhshme, NATO do të financojë rinovimet dhe ndërtimin e plotë në bazën ajrore të Kuçovës. Pas përfundimit, baza do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë avionë luftarakë në baza periodike. Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Begaj mbajtën të gjithë fjalën e rastit, duke pohuar se ky është një tjetër hap në rritjen e rolit të Shqipërisë si anëtare e aleancës”, thuhet në postim.
/Priza.al/