Bazuar tek shenja e horoskopit, ja si duhet ti stiloni flokët

Stilimi i flokëve tregon shumë për karakterin e personit, por nëse jeni një nga ata persona që e dëgjoni horoskopin me vëmendje, merreni dhe një mendje për modelin e flokëve. Fundja sugjerimet vijnë nga personazhet e njohur dhe koha ka treguar që ata janë udhëheqësit e trendeve.

Për shenjat e zjarrit, dashin, luanin dhe shigjetarin ka rëndësi që karakteri i fortë të reflektohet edhe tek flokët. Ndaj prerja pixie, asimetrike apo shkallëzimi do nxirrte në pah më të mirën. Shembull mund të merrni: Kristen Stewart, Jennifer Lopez dhe Miley Cyrus.

Për shenjat e tokës, demin, virgjëreshën dhe bricjapin flokët duhet të jenë perfektë në stilim. Ndaj Chiara Ferragni dhe Kate Middleton janë shembull perfekt për t’u ndjekur.

Për shenjat e ujit, gaforret, akrepët dhe peshqit ka rëndësi që empatia dhe jeta emocionale që kanë të tregohet edhe në pamje, ndaj synimi shkon drejt një look-u klasik dhe sexy. Si Emily Blunt, Demi Moore dhe Selena Gomez.

Për shenjat e ajrit, binjakët, peshoret dhe ujorët ka rëndësi të ketë ndryshim të vazhdueshëm, pasi e urrejnë monotoninë.

Meqë duan të kenë një pamje në ndryshim shembull të mirë për të ndjekur kanë: Bella Thorne dhe Emma Marrone.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *