BBV/ Bledi Mane fiton sfidën, ja çfarë avantazhi mund të ketë ‘Prime-n’ e sotëm

Mbrëmjen e kaluar banorët u vendosën sërish përballë një sfide. Këtë herë, sfida përkonte në gjetjen e profesionit të një personi përkatës.

Në një enë të qelqtë, Vëllai i Madh futi disa emra të njohur, emra shkrimtarësh, filozofësh, shkencëtarësh, këngëtarësh, regjisorësh, aktorësh etj.

Banorët duhet të merrnin nga një letër dhe të gjenin se cili ishte personi në fjalë dhe çfarë profesioni ka ai. Nëse dikush prej tyre nuk e dinte përgjigjen, apo përgjigjej gabim, letra i kalohej dikujt tjetër.

Loja zgjati për përreth 1 orë. Të gjithë banorët të mbledhur në dhomën e ndenjes nisën lojën me pyetje, ndërsa fitues u shpall Bledi, si banori që gjeti më shumë përgjigje të sakta, krahasuar me të tjerët.

Ai do ketë një avantazh në lojë, gjë që do të bëhet e ditur mbrëmjen e sotme.

Rikujtojmë se, ai nuk është vendosur asnjëherë përballë Kutisë së Pandorës dhe mbase ky do të jetë momenti i tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *