Sonte Prime i ”Big Brother Albania 2” nisi me një vendim nga gazetari Bledi Mane, i cili deklaron se dëshiron që të largohet nga shtëpia dhe të mos dalë Kiara nga shtëpia, e cila është në nominim me të dhe me Luizin.
Bledi tha se Kiara duhet të qëndrojë edhe më shumë në shtëpi, sepse ai e sheh si një mbështetje ndaj Luizit, por edhe shtëpisë si një model i qetësisë që ajo ka përcjellë.
Por vendimi tij nuk u mirëprit aspak mirë. Luizi i kërkoi të tërhiqet dhe të presë se si do të jetë vendimi i publikut. Ai tha se edhe nëse del Kiara ai do të vijojë të luftojë fort, por u shpreh se nuk do ketë fyerje e kërcënime, por vetëm lojë.