Pas disa mosmarrëveshjeve çifti i Big Brother VIP Luiz dhe Kiara duket se janë pajtuar. Ata janë përshirë në një sherr, pas lojës që këngëtari bëri. Nga ajo ditë, Kiara i ka bërë të qartë, se duhet të bëjë shumë gjëra që ta rifitojë sërish.
Në një bisedë mes tyre Luizi i ka kërkuar një përgjigje nëse Kiara e dashuron.
Biseda mes tyre:
Luizi: A më dashuron? Nuk të pyes më. Duhet të përgjigjesh.
Kiara: Nuk të përgjigjem, ti e di. Betohu që nuk më pyet më Luiz deri në një moment të dytë.
Luiz: Deri kur të ma thuash vetë pa të pyetur.
Kiara: Po, Luiz.
Luizi: Po ça?
Kiara: Po pra, përgjigja e pyetjes.
Luizi: Cilës pyetje?
Kiara: A më dashuron?
Luiz: Dhe ti më thua po.
Kiara: S’ka puthje.
Luizi: E di desha me të puth në këmbë.