Ditën e djeshme, gjatë një emisioni radiofonik u intervistuan të gjithë banorët e ‘Big Brother Vip’. Mes tyre ishte edhe Luizi i cili foli gjatë për këtë eksperiencë të re dhe të paharrueshme për të. Ai u shpall finalisti i parë i këtij edicioni.
Olta Gixhari, një pretendente e fortë për të qenë finaliste, hoqi dorë nga loja sepse malli për djalin ishte më i madh sesa mundësia për të luajtur. Por si do të ishte finalja për Luiz Ejllin nëse përballë do të kishte Oltën?
“E fortë dhe shumë kënaqësi”, u shpreh këngëtari.
Ai theksoi disa herë që do e donte Oltën në finale. Madje sipas tij, në këtë finale, në vend të Deas dhe Kristit, duhet të ishin Olta dhe Kejvina.