Loja me litar e zhvilluar gjatë ksaj jave, ndau banorët e ‘Big Brother VIP’ në dy grupe, ku Ermiona dhe Eva ishin lidere të secilit grup. Ata duhet të qëndronin të lidhur për 24 orë dhe personi i cili shkëputej nga litari, automatikisht kalonte në nominim.
Luiz Ejll ishte banori i parë që u shkëput nga litari, ndonëse e dinte që me atë veprim rrezikonte të kalonte në nominim. Pas tij, të njëjtën gjë bëri edhe Olta. Grupi që rezistoi më gjatë ishte grupi i Evës, i cili përfiton imunitet.
Ndërsa grupi i Ermionës kaloi automatikisht në nominim. Luizi, Olta, Kiara, Ermiona, Dea dhe Armaldo janë në nominim. Njëri prej tyre lë sonte shtëpinë.