Olta Gixhari gjatë eksperiencës në formatin “Big Brother VIP” ka folur shpesh për bashkëshortin e saj Dorin. Ky i fundit javë më parë i shkroi asaj një letër tepër romantike dhe të ndjerë.
Mbrëmjen e sotme aktorja ka marrë një mesazh emocionues nga bashkëshorti i saj, me të cilin janë edhe prindër të një djali, Amarit.
Në rubrikën “Big Love” ai ka dërguar një mesazh për të shoqen, duke e cilësuar atë dhuratën e tij më të bukur, ndërkohë që ka thënë diçka edhe për Luizin.
“Je dhurata ime më e bukur! Të kam jetën time dhe vdes për ty! Dhe boll me ftesa për Valencia se s’kemi hotel. Dhe thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty pa ardh dita të futet dhe Amari! Të puth shumë. Dori”– shkruan ai.