Efi dhe Kiara janë pajtuar ditën e sotme pas një konflikti që ndodhi mes dy vajzave të martën e spektaklit të madh.
Teksa të dyja janë pajtuar dhe i kanë lënë debatet për t’i sqaruar jashtë shtëpisë, dyshja është përqafuar.
Ajo që vihet re është Kiara e cila është parë e prekur nga e gjithë kjo dhe ka qarë.
Nuk dihet nëse gjithë akuzat që Kiara i ka bërë Efit në Prime ishin të vërteta apo keqmenaxhim i informacioneve që moderatorja ka marrë jashtë shtëpise, por duket se ditën e sotme ajo nuk ka zgjedhur të komentoj asnjë prej tyre.
Në këtë bisedë të shkurtër që kanë patur vajzat ditën e sotme në oborrin e shtëpisë, Efi ka vijuar dhe ka shprehur zhgënjimin e saj kundër Kiarës.
Pjesë nga biseda:
Kiara: E lëmë atë që ka ndodhur jashtë dhe e sqarojmë jashtë, këtu vazhdojmë. Unë kam dëgjuar shumë gjëra kur dola…
Efi: Unë e kam problem se ti nuk më ke besuar. Unë kam dëgjuar shumë gjëra dhe ty nuk të kam hedhur poshtë, ti e bëre…
Kiara: Ashtu siç kam kërkuar çdo ditë të Zotit që ne të pijmë një kafe jashtë kësaj shtëpie, kështu po e kërkoj dhe tani që t’i sqarojmë të gjitha gjërat.
Kujtojmë se këto ditë Efi ka patur një mbështetje të madhe nga e gjithë shtëpia, ndërkohë që edhe mesazhet e ardhur nga aplikacioni ‘Big Love’ kanë qenë thuajse të gjithë në mbështetje të Efit.