Ambasadorja e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Christine Hohmann ka reaguar pas anulumit të grantit prej 28 milionë eurosh nga Bashkimi Europian, për ndërtimin e Portit të Durrësit.
Në një prononcim për mediat nga qyteti i Shkodrës, Hohmann deklaroi se BE-ja i qëndron të njëjtit vendim të marrë disa ditë më parë.
Më tej, ajo u shpreh se sa herë ka ndryshim të kushteve të investimit, rrjedhimisht ndryshohet dhe dhënia e granteve, ndaj ato anulohen.
Pyetje: Çfarë qëndrimi keni për projektin e Portit të Durrësit?
Hohmann: Është një përgjigje shumë e thjeshtë si ajo që dhamë disa ditë më parë. Sa herë që ka ndryshim të kushteve të investimit, pra ndryshim të dhënies së granteve për investimin, atëherë kjo anulohet. Por kjo nuk do të thotë që ne nuk jemi në komunikim me qeverinë për të kuptuar se ku do të jenë investimet për t’u bërë.