Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell, është shprehur se vendimi i Moskës për të bllokuar eksportin e miliona tonë drithërave ukrainase është një krim i vërtetë lufte.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të zhbllokuar portet (ukrainase)…Është e paimagjinueshme, nuk mund të imagjinohet që miliona ton grurë të mbeten të bllokuara në Ukrainë, ndërsa në pjesën tjetër të botës njerëzit vuajnë nga uria.
Ky është një krim i vërtetë lufte, kështu që nuk mund ta imagjinoj që kjo do të zgjasë shumë më gjatë” tha ai gjatë mbërritjes në një takim i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg.
Ukraina është një eksportues i madh i disa prej ushqimeve kryesore më të mëdha në botë, por për momentin, ka rreth 22 milionë ton drithë që presin të dërgohen në të gjithë botën.