BE dhe OKB mirëpresin planin e paqes në Gaza

Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara kanë mirëpritur një plan për t’i dhënë fund luftës në gaza të paraqitur nga Presidenti Amerikan Joe Biden.

Biden gjithashtu detajoi një propozim të paraqitur nga Izraeli. Ai pohoi që “Hamasi nuk është më në gjendje të kryejë një 7 tetor tjetër” që është një nga objektivat kryesore të luftës së Izraelit.

Ndërkohë kryediplomati i BE-së Josep Borell i përgjigjet se “E gjithë mbështetja jonë për hartën e rrugës Biden për një armëpushim të qëndrueshëm dhe lirimin e pengjeve që çon në një ndërprerje të përhershme të armiqësive, tërheqjen e IDF. Lufta duhet të përfundojë tani.”

Ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen postoi në X duke thënë që “Unë pajtohem me gjithë zemër me Biden se propozimi i fundit është një mundësi e rëndësishme për t’i dhënë fund luftës dhe vuajtjeve civile në Gaza. Kjo qasje me tre hapa është e balancuar dhe realiste. Tani ajo ka nevojë për mbështetje nga të gjitha palët.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *