Përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një marrëveshje për paketën e tetë të sanksioneve ndaj Rusisë.
Detajet e paketës së tetë të sanksioneve nuk janë publikuar ende, ndërsa nesër e mërkurë do të vijojë procedura me shkrim.
Kujtojmë se të dielën, 2 tetor, presidenti francez Emmanuel Macro , gjatë një bisede telefonike me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, u zotua të “punojë me partnerët e tij evropianë për të vendosur sanksione të reja” kundër Rusisë pas aneksimit të katër rajoneve të Ukrainës .
Sanksionet e BE-së, të vendosura që në ditët e para të luftës në Ukrainë , synojnë individë dhe persona juridikë nga Rusia.