Komisioni Evropian sot ka disbursuar 4 miliardë euro paradhënie për Greqinë, si pjesë e instrumentit të rimëkëmbje, ekuivalent me 13% të subvencioneve dhe kredive të parashikuara në Programin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë.
Kjo shumë do të përdoret për të filluar projektet dhe reformat që do të ndihmojnë vendin të ringrihet ekonomikisht pas pandemisë.
Sipas Komisionit, Greqia është një nga vendet e para që ka marrë parafinancim që do të ndihmojë në fillimin e zbatimit të investimeve vendimtare dhe masave të reformës të përshkruara në planin kombëtar grek të rimëkëmbjes dhe elasticitetit. Komisioni do të autorizojë disbursime të mëtejshme bazuar në zbatimin e investimeve dhe reformave të përshkruara në PKB.
Kjo përbën rreth 13% të shumës prej 30.5 miliardë € (17.8 miliardë në grante dhe 12.7 miliardë në hua), që vendi pritet të përfitojë në tërësi për zbatimin e planeve.
Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen deklaroi: “Jam i kënaqur që sot Greqia do të marrë disbursimin e parë të fondeve nën NextGenerationEU. Ky është fillimi i zbatimit të planit ambicioz të rimëkëmbjes dhe elasticitetit të Greqisë, Greqia 2.0, dhe fillimi i një të ardhmeje më të gjelbër dhe më dixhitale për vendin. Komisioni Evropian do të qëndrojë pranë jush, për ta përmbushur këtë plan me sukses. ”
Komisioni Europian do të autorizojë disbursime të mëtejshme bazuar në zbatimin e investimeve dhe reformave të përshkruara në planin e rimëkëmbjes së Greqisë.
Fondi i Rimëkëmbjes dhe Fleksibilitetit NextGenerationEU do të sigurojë shpërndarjen e një ndihme prej 723.8 miliardë € gjithsej (në çmimet aktuale) për të financuar planet vendore për ringritjen ekonomike, reformat dhe investime të tjera jetësore nga vendet anëtare.
Javën e shkuar, Komisioni filloi lëvrimin e fondit për Portugalinë, Belgjikën dhe Luksemburgun, pas dorëzimi të projekteve nga ana e këtyrë të fundit.
Sipas një raportimi nga Agence France Press, Komisioni Evropian ka dhënë këstin e patrë nga fondi i përbashkët për Portugalinë, që përfitoi 2.2 miliardë €, për Belgjikën 770 milionë €, si dhe për Luksemburgun 12.1 milionë €.
Këto pagesa synojnë financimin e planeve vendore për ringritjen ekonomike, reformat dhe investimet jetësore, duke hedhur themelet që të mund të përfitojnë edhe pjesën tjetër të fondeve të rezervuara.
Përveç Bullgarisë dhe Hollandës, të gjitha shtetet e tjera të BE-së kanë paraqitur projekte në bazë të të cilit do të përftojnë fondet. Deri tani janë miratuar planet e 16 vendeve, ndërkohë që po vlerësohen ato të 7 vendeve.
Për dy vende të tjera, Poloninë dhe Hungarinë, Blloku po debaton ende nëse duhet të jenë pjesë e paketës për shkak të konfliktit të tyre me Brukselin për kalimin e ligjeve të debatuara, që lidhen me komunitetin LGBT dhe reformat respektive gjyqësore.
/Burimi: Novanews/ përshtati në shqip Priza.al/