BE-ja ndanë 500 milionë euro të tjera ndihmë ushtarake për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka miratuar 500 milionë euro të tjera (512 milionë dollarë) për furnizimin me armë dhe pajisje në Ukrainë, tha Këshilli Evropian më 22 korrik.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel njoftoi në fillim të kësaj jave synimin e BE-së për të siguruar fondet. Pothuajse të gjitha paratë, 490 milion euro, do të shpenzohen për armë dhe municione. Ndërsa 10 milionë eurot e mbetura do të shkojnë për pajisje mbrojtëse, karburant apo pajisje të ndihmës së parë. Këshilli miratoi paketën e parë prej 500 milionë eurosh në fund të shkurtit dhe pasoi me tri paketat e tjera, në mars, prill dhe maj.

BE-ja pajtohet të dërgojë edhe 500 milionë euro ndihmë ushtarake në Ukrainë
BE ndan 500 milionë euro shtesë si ndihmë ushtarake për Ukrainën
Kjo e 22 korrikut është paketa e pestë nga BE, duke e çuar shumën totale në 2.5 miliardë euro. Fondet vijnë nga Fondi Evropian i Paqes, një instrument i ri financues i BE-së që mund të përdoret për të forcuar forcat e armatosura në vendet partnere. Sipas ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, Gjermania financon rreth një të katërtën e këtyre shpenzimeve./rel

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *