BE konfirmon: Ndërprerja e fondeve nga SHBA nuk rrezikon Gjykatën Speciale

Bashkimi Europian ka konfirmuar se ndërprerja e financimeve nga Shtetet e Bashkuara për Gjykatën Speciale në Hagë nuk do të rrezikojë funksionimin e këtij institucioni.

Sipas një deklarate të BE-së për Radio Televizionin e Kosovës, SHBA-të nuk kontribuojnë në financimin e kësaj gjykate, dhe shpenzimet për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar mbulohen nga Bashkimi Europian, sipas buxhetit të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.

Shpenzimet rrjedhëse të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar mbulohen nga Bashkimi Europian, sipas buxhetit të Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë.

SHBA-të nuk po kontribuojnë në kostot e funksionimit të këtij institucioni”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga selia e Komisionit Europian.

Buxheti vjetor i Gjykatës është afërsisht 100 milionë euro, të cilat plotësohen edhe nga donacione të tjera.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *