BE mbush arkat e Kremlinit. Në 100 ditë luftë 93 mld euro fitime nga shitja e naftës

epa07968924 (FILE) - An image showing a gas flame behind pipelines in the desert at Khurais oil field, about 160 km from Riyadh, Kingdom of Saudi Arabia, 23 June 2008 (reissued 03 November 2019). According to media reports Saudi Arabia said it has approved plans for the state-owned oil producer Saudi Aramco to go public on the Saudi stock exchange Tadawul on 11 December 2019. EPA-EFE/ALI HAIDER

Në 100 ditët e para të luftës në Ukrainë, Rusia fitoi 93 miliardë euro (98 miliardë dollarë) nga eksporti i lëndëve djegëse fosile, sipas raportit të Qendrës për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA), të transmetuar nga Guardian.

Siç thuhet , pjesa më e madhe e këtij karburanti është dërguar në Bashkimin Evropian (BE) dhe me një çmim mesatar eksporti rreth 60 për qind më të lartë se vitin e kaluar.

Një raport i CREA me bazë në Finlandë tregoi se BE mori 61 për qind të eksporteve të karburanteve fosile të Rusisë gjatë 100 ditëve të para të luftës, me vlerë rreth 57 miliardë euro (60 miliardë dollarë).

Importuesit më të mëdhenj ishin Kina me 12.6 miliardë euro, Gjermania (12.1 miliardë) dhe Italia (7.8 miliardë).

Të ardhurat e Rusisë nga karburantet fosile vijnë së pari nga shitja e naftës së papërpunuar (46 miliardë), e ndjekur nga gazi i tubacionit, produktet e naftës, gazi natyror i lëngshëm (LNG) dhe qymyri.

Edhe pse eksportet ruse ranë në maj dhe vendet dhe kompanitë shmangën dërgesat për shkak të pushtimit të Ukrainës, rritja globale e çmimeve të karburanteve fosile vazhdoi të mbushte arkat e Kremlinit.

Çmimet mesatare të eksportit të Rusisë ishin rreth 60 për qind më të larta se vitin e kaluar, sipas CREA.

Disa vende kanë rritur blerjet e tyre nga Moska, duke përfshirë Kinën, Indinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Francën, shtoi raporti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *