Nga 4 janari në BE hyjnë në fuqi direktivat e reja mbi pigmentet e tatuazheve. Sipas të dhënave janë 4mijë substanca që nuk duhet të përdoren më, dhe ekzistojnë tashme edhe zëvendësuesit e tyre në treg. Substancat që tashmë ndalohen konsiderohen si kancerogjene, toksike apo edhe irrituese për lëkurën dhe sytë. Sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian, këto masa janë tashmë në fuqi në të paktën 7 shtete anëtare të BE, por tashmë formalizimi është i plotë për të gjitha vendet. Normat e reja janë parashikojnë përdorimin e bojërave që nuk janë të dëmshme për shëndetin e veçanërisht për lëkurën.
Sipas statistikave, rreth 12% e evropianëve kanë tatuazhe ne trup, përfshirë këtu edhe adoleshentët.
Hapi i Komisionit Evropian u mor në dhjetor të vitit 2020 pas shumë studimeve të realizuara, sipas të cilave u vërtetuan problemeve dhe alergjive që shkaktonin disa prej pigmenteve tek njeriu.
/Priza.al/