Bashkimi Evropian ka njoftuar se mund të ndërmerren masa të reja ndaj Kosovës nëse vazhdon me vendime që konsiderohen si të njëanshme dhe të pakoordinuara nga komuniteti ndërkombëtar.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, bëri të ditur se këto masa vijnë si përgjigje ndaj veprimeve të fundit të Kosovës, duke përfshirë mbylljen e nëntë zyrave të Postës së Serbisë dhe hapjen e Urës së Ibrit.
Stano shtoi se vendimet janë marre për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve dhe se masa të tilla mund të shtohen nëse situata vazhdon të përkeqësohet.