Ekzekutivi i Bashkimit Evropian dotë ndajë më shumë se 500 milionë euro (550 milionë dollarë) për të rritur prodhimin e municioneve për të ndihmuar Ukrainën dhe për të rimbushur stoqet e vendeve anëtare të BE-së.
Sipas një plani që do të paraqitet nga Komisioni Evropian të mërkurën, BE do të japë subvencione për firmat evropiane të armëve për investime që rrisin prodhimin e municioneve dhe raketave, shkruan Reuters.
“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen, industria jonë tani duhet të kalojë në modalitetin e ekonomisë së luftës,” tha Thierry Breton, komisioneri për tregun e brendshëm të BE-së.
Plani do të ketë nevojë për miratim nga qeveritë e BE-së dhe Parlamenti Evropian.