BE: Si të shtyhen Kosova dhe Serbia drejt normalizimit?

“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me përfaqësuesin e Posaçëm [për dialogun, Peter Sorensen] në ditët në vijim”.

Kështu deklaroi për Radion Evropa e Lirë (REL) përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, teksa tha se BE-ja është e interesuar të shohë përparim drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, për Donika Eminin, nga Grupi Këshillëdhënës në Evropë për Politika të Ballkanit (BIEPAG), ndonëse kjo deklaratë, siç shprehet ajo, mund të duket si “diçka pompoze e inovative, fatkeqësisht nuk është”.

Ajo thotë për REL-in se, nga vizita në Prishtinë e emisarit të BE-së për dialogun, dhe nga bisedat që ka zhvilluar në Bruksel, ka fituar përshtypjen se në bllokun evropian “tendencat janë që dialogu të kthehet sërish në nivel teknik, sepse BE-ja ende e konsideron dialogun teknik 2011-2013 si pjesën më të rëndësishme dhe më të suksesshme” të procesit./ REL

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *