BE, sot në 10:30 publikohet vendimi për statusin e vendit kandidat për Ukrainën

Komisioni Evropian pritet të vendosë sot për t’i dhënë Ukrainës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kolegji i Komisionit Europian do te mblidhet në orën 10:30 dhe pas mbledhjes pritet që Presidentja e KE Ursula von der LEYEN dhe komisioneri Olivér VÁRHELYI të lexojnë vendimet në lidhje me aplikimet për anëtarësim në BE nga Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia

Ky takim i Komisionit vjen një ditë pasi katër liderë evropianë vizituan Ukrainën dhe shprehën mbështetjen e tyre për dhënien e “menjëhershme” të statusit të kandidatit, teksa Kievi po përballet me pushtimin e paprovokuar të Rusisë.

Asnjëherë më parë një mendim i tillë nuk është dhënë kaq shpejt për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vendim që duhet të miratohet nga të 27 vendet anëtare.

Burime brenda Komisionit kanë bërë të ditur për mediat se trupi ekzekutiv i BE-së duket se është në favor të dhënies së statusit të vendit kandidat edhe për Ukrainën dhe Moldavinë.

Takimi do të kryesohet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Mendimi i Komisionit do të shërbejë si bazë për diskutim në samitin e BE-së që do të mbahet javën e ardhshme – më 23 dhe 24 qershor – ku liderët pritet të miratojnë statusin e kandidatit për Ukrainën, por duke vendosur kushte të rrepta, që do të mund të zgjasë me vite apo dekada anëtarësimin e shtetit në BE.

Franca, Gjermania, Italia dhe Rumania janë në favor që Ukraina të marrë “menjëherë” statusin e vendit kandidat, tha më 16 qershor në Kiev, presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Vizita e liderëve evropian në Kiev kishte një simbolikë të fuqishme se BE-ja mbështet Zelenskyn, i cili i ka bërë thirrje bllokut evropian që t’i ofrojë shtetit të tij anëtarësim përmes procedurave të shkurtuara. Presidenti ukrainas e ka dorëzuar kërkesën për anëtarësim në BE pak kohë pas nisjes së pushtimit rus më 24 shkurt, ndërkaq Moldavia dhe Gjeorgjia kanë bërë një gjë të tillë pak kohë pas Kievit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *