BE: Yjet janë në rrugën e duhur për Shqipërinë

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të nëntë të Shkollës së Integrimit Europian. Ai tha se duket sikur yjet janë në rrugën e duhur për Shqipërinë.

“Falënderoj edhe kampusin e Evropës. Jam i kënaqur që kolegët do kontribuojnë në shkollë.

Anëtarësimi në BE është më shumë se proces teknik, është zgjidhje breznie. Duhet reflektuar në politikën e jashtme dhe të brendshme.

Po kështu edhe për transformimin që do sjellë në jetën e përditshme. Duket sikur yjet janë në rrugën e duhur për Shqipërinë.

Dikush mund të thotë që mbështetja e Shqipërisë për BE është më e lartë se vendet e BE. Ky është një avantazh dhe duhet ruajtur.

Ju jeni aktorët kryesorë të këtij rrugëtimi”, tha Gonzato.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *