Projekti i ndërtimit të një hekurudhe të përbashkët midis Shqipërisë dhe Greqisë është publikuar në Gazetën Zyrtare të Bashkimit Evropian.
Shqipëria dhe Greqia do të lidhen me një linjë hekurudhore me gjatësi totale prej rreth 130 km, e cila do të shërbejë për trasportin e udhëtarëve dhe të mallrave. Projekti do të filloj nga Kristalopigi, në Follorinë, dhe vazhdon deri në Pogradec. Më tej lidhja vazhdon me rrjetin ekzistues në Shqipëri dhe atë në Greqi, duke bërë të mundur kështu lëvizjet në të gjitha zonat që dy vendet mbulojnë me hekurudha.
Projekti është titulluar nga BE “Iniciativa për përmirësimin e transportit ndërkufitar përmes lidhjes hekurudhore midis Krystalopigi dhe Pogradec”, me shkurtesën ‘Hekurudha CB’.
Ky veprim është pjesë e projektit “CB RAILWAY” i cili synon të zhvillojë një plan të përbashkët strategjik investimi për lidhjen e Greqisë dhe Shqipërisë.
Lidhur me këtë projekt po bëhen studimet e nevojshme për ndërtimin e linjës, e cila mungon midis dy vendeve.
Projekti do të financohet nga Bashkimi Europian si dhe nga Burimet Kombëtare të vendeve pjesëmarëëse në “Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA Interreg Greqi – Shqipëri 2014-2020”. Kjo linjë hekurudhore do të jetë e para që lidh Shqipërinë me një vend të BE-së.