Këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar në lidhje me deklaratën prekëse të Beatrix Ramaosjat, si shkak i bullizmit në lidhje me vështirësinë e të folurit mirë gjuhën shqipe.
Jakupi ka komentuar në postimin e këngëtares, duke i shprehur kështu mbështetjen e saj.
Ndër të tjëra ajo shkruan se “T’i marshin të ligat ty ata që të bullizojnë”.
“Ky është çmimi që duhet të paguajmë duke qenë njerëz publik. Të gjykojnë, të paragjykojnë, të shajnë, të përbuzin etj, duke mos vënë veten asnjëherë në pozitën e tjetrit! Bëhu vajzë e fortë ashtu siç je dhe krenare nga je, kush je dhe nga kush ke marrë gjithë këtë edukate mos e bukura Beatrix. T’i marshin të ligat ty ata që të bullizojnë”, shkruan ajo.