Beatrix vazhdon të lëshojë të tjera “perlat” nga matematika, ja sa bëjnë 1099+1 sipas këngëtares.

Këngëtarja Beatrix Ramosaj është aktualisht një prej personazheve më të komentuara të Big Brother VIP, pas skenave të xhelozisë me Egzonën por edhe me zgjedhjen e saj në zinxhirin e mbrëmjes së kaluar.

Por duket se pavarësisht këtyre ajo vazhdon ta tregojë se nuk ka qenë dhe nuk është e mirë në matematikë.

Pas gafës se 12 plus 4 bëjnë 26, ajo ka “dhuruar” një tjetër gafë për publikun i cili e ndjek dhe komenton në çdo moment.

Së fundmi në media dhe rrjetet sociale po qarkullon gafa e modeles, Dj. Dagz e pyet se sa bëjnë 1099 plus 1 dhe dhe ajo thotë një milion.

Në këtë moment ndërhyn Donaldi i cili thotë: “Bëjnë 1100 moj”.

Nuk do ta besoni! Beatrix vazhdon të lëshojë të tjera

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *