Aktori dhe moderatori Gent Zenelaj, ka treguar se është shumë i lidhur me familjen.
Ai ka zbuluar herë pas here përmes postimeve në rrjetet sociale, se ka një marrëdhënie shumë të afërt me djalin, Danielin dhe veçanërisht me vajzën, Arian.
Kjo pasi këtë të fundit, e ka angazhuar edhe në botën e televizionit. Genti zbuloi dhe arsyen pse Arian, e bëri pjesë të reklamës për festat e fundvitit.
Më tej, ai tregoi se e dashuron detin dhe ka vendosur që të lahet më datën 1 janar.
“Unë e kam detin karikimin tim të baterive, nëse do të më vrasësh shpirtërisht më ço në mal. Unë e dua shumë detin dhe diellin. Kam një plan në 31 ose në 1 janar të lahem. Edhe Danieli e ka qejf. E shijojmë shumë verën, sepse kam veglat të tëra”,- përfundoi Zenelaj.
/Priza.al/