Befason Pep Guardiola, lajmëron largimin nga Manchester City

Pep Guardiola ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester City në skadimin e kontratës së tij aktuale dhe se roli i tij i ardhshëm do të jetë në futbollin ndërkombëtar

Tekniku katalunjas ka befasuar jo pak me deklaratën e tij të fundit duke lajmëruar largimin nga Manchester City pas përfundimit të kontratës, në 2023:

“Hapi i radhës do të jetë drejtimi i një ekipi përfaqësues. Më parë, pas shtate vitesh në krye të City, kur të më përfundoj kontrata, më duhet të pushoj pak, të qetësohem e të studiojë.

Më pas do të më pëlqente të drejtoja një ekip në evropian, në Kupën e Amerikës apo në Botëror”, u shpreh Pe Guardiola në një intervistë për mediat braziliane duke iu përgjigjur më pas interesimit nëse do të i pëlqente të drejtonte pesë herë kampionët e Botës:

foto galeri foto galeri

“Janë një skuadër fantastike. Kam punuar me një pjesë të lojtarëve brazilian dhe kam sfiduar shumë prej tyre. Brazili është gjithnjë një kandidat favorit, kështu ka qenë gjithnjë dhe kështu do të jetë”, theksoi trajneri i Manchester City.

/Burimi: The GUardian/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *