U bë i famshëm me këngën e tij “Betohemi”, por reperi Bardhi nuk ka preferuar të japë shumë intervista, dhe nuk dihet shumë për jetën e tij.
Gjithsesi, ai ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Më Lër të Flas”, përballë Romeo dhe Donald Veshajt. Artisti foli për fillimet e tij në karrierë, të cilat theksoi se kanë qenë mjaft të vështira pasi ai vinte nga një vend i panjohur.
“Nuk ia dedikoj personave të caktuar, inspirohem nga historitë e mia”- tha ai. Gjithashtu Bardhi tregoi se si u krijua hiti i tij ‘Betohemi’, një projekt që u bë viral edhe kur reperi nuk njihej ende.
“Kjo këngë u bë një natë kur kam kaluar kufirin ilegalisht, thashë po futem në studio, po bëj një këngë. Pastaj kur kënga ishte bërë virale edhe sa ishin hapur pak lokalet prej pandemisë, pashë gjithë gocat që po këndonin këngën. Unë isha ulur aty afër, askush nuk më njihte mua”- tha artisti.
Bardhi për herë të parë rrëfeu se nuk është në një lidhje dhe se ka qenë në lidhje me një vajzë të famshme por nuk zgjodhi t’i zbulojë emrin pasi u shpreh se ajo tani është në një lidhje. I ngacmuar nga Romeo dhe Donaldi në lidhje me emrin, ky i fundit nisi të thojë shkronjat e alfabetit, kur Bardhi i tha “Stop” te shkronja R. Kështu loja nxiti publikun që të aludojë një emër, dhe ata dhe vëllezërit Veshaj thanë duke qeshur emrin e Ronela Hajatit
Artisti na tregoi se cilët nga reperët shqiptarë e frymëzojnë dhe me cilën nga vajzat e shoëbiz-it ka pasur fantazi seksuale. Djem: Unikkatilin, Mc Kreshën, Festimin (Lyrical Son), Ledrin. Vajzë: Rita Ora.