Semi Jaupaj është përfolur vazhdimisht për jetën e saj private. Ajo prej shumë vitesh ka qenë në një lidhje me këngëtarin e njohur, Bojken Lako. Gjatë kohës që ishte pjesëmarrëse në “Big Brother VIP”, Semi foli vazhdimisht për raportin e saj të shkuar.
Mirëpo, duket se tashmë ajo nuk po gjen qetësinë e dëshiruar në dashuri. Jaupaj u përfol për një lidhje me Ron Zaitin, por asgjë nuk u konfirmua. Ndërsa, së fundmi, Semi i ka befasuar të gjithë me deklaratën e dhënë.
“Kam harruar këtë ndjesinë si të bësh dashuri, se jam vetëm”, u shpreh ajo në emisionin “Zemër Luana”.