Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë shtetërorë si ministrat, deputetët dhe punonjësit e administratës publike.
Në total pritet të përfitojnë 130 mijë punonjës.
Pagat do të rriten gjatë këtij viti dhe vitit të ardhshëm. Sakaq, rritje të menjëhershme do të ketë paga e deputetëve dhe ministrave.