Presidenti Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet e tij në lidhje me ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.
Begaj ka vizituar këtë të premte Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ku është pritur nga Ambasadori britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith.
“Ju dërgoj ju, Familjes Mbretërore dhe të gjithë popullit tuaj ngushëllime të sinqerta për këtë humbje të madhe të Mbretëreshës suaj të dashur. Ajo ia kushtoi jetën shërbimit ndaj kombit dhe popullit. Kujtimi i saj do të jetë i paharruar!”, tha ai