Begaj në Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Të forcojmë mbrojtjen kibernetike

Presidenti Bajaram Begaj ka mbledhur Këshillin e Sigurimit Kombëtar. Në këtë mbledhje mungon kryeparlamentarja Lindita Nikolla, ndërsa Begaj fjalën e tij e ka fokusuar tek sulmi kibernetik me të cilin u përball Shqipëria një vit më parë nga Irani. Begaj tha se është koha që të bëhët një analizë së çfarë është bërë deri më tani dhe se sa e përgatitur është Shqipëria në përballje me sulme të mundshme. Begaj tha se vlerëson punën që kanë bërë institucionet, ndërsa u shpreh se duhet të vendoset se ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike.

Po ashtu në mbledhje po flitet edhe për kërcënimet që vijnë nga Irani në formën e propagandës dhe në forma hibride

“Një vit më parë, ne u përballëm me sulme shumë të rënda, komplekse dhe sofistikuara kibernetike. Sulmet synuan shkatërrimin e infrastrukturës dixhitale të Republikës së Shqipërisë, me qëllim nxitjen e destabilitetit në vend. Institucionet tona bënë të mundur që aktorët që ndërmorën këto sulme të mos e realizonin qëllimin e plotë të tyre. Vlerësoj maksimalisht punën e bërë nga institucionet. Bashkëpunimi me partnerët strategjikë SHBA, BE, NATO-n ka mundësuar trajnimin e specialistëve, ekspertëve etj Ligji i ri për sigurinë kibernetike dhe strategjia kombëtare e sigurisë kibernetike do i shërbejnë më së miri ndërtimit të kapaciteteve moderne. Pavarësisht masave të marra aktorët kërcënues kibernetikë, kryesisht të mbështetur dhe financuar nga Republika Islamike e Iranit e kanë zgjeruar veprimtarinë e tyre. Sulmet kibernetike janë shtuar si në sasi, por janë bërë edhe më të sofistikuar. Një vit pas sulmeve është koha të reflektojmë se çfarë kemi bërë, sa të përgatitur jemi në përballje me sulme të mundshme. Të vendosim se ku duhet të fokusohen përpjekjet dhe investimet tona për forcimin e mëtejshëm të mbrojtjes kibernetike. Krahas sigurisë kibernetike ne do diskutojmë edhe për çështje të tjera me rëndësi për sigurinë kombëtare. Diskutimet gjate KSK edhe mbi kërcënimet që vijnë nga Irani në formën e propagandës dhe në forma hibride”, tha Begaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *