Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka uruar sot pashkët nga Korça ku ka mbërritur për një vizitë me rastin e festës.
Presidenti uroi të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës.
“Uroj për të gjithë shqiptarët që kjo pashkë ardhtë e mbarë dhe drita e Pashkës ndriçoftë mendjen dhe jetën e shqiptarëve”, tha ai.
Teksa u pyetu dhe për situatën parazgjedhore Kreu i Shtetit nuk ka preferuar të përgjigjet.
“Kjo është një festë dhe mos ta prishim atmosferën e festës. Gëzuar pashkët!”, deklaroi Begaj.