Presidenti i Republikës Bajram Begaj, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit të Republikës së Italisë, Senatorit të Përjetshëm, Giorgio Napolitano.
Në ceremoninë që do të zhvillohet në Selinë e Parlamentit italian në Romë do të jenë të pranishëm figura të rëndësishme të politikës italiane dhe asaj evropiane.
Ish-Presidenti Napolitano ka qenë një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe i respektimit të të drejtave të shqiptarëve.