Në 23-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar viktimat dhe forcën e popullit amerikan.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj shkruan:
Sot, kujtojmë ngjarjet tragjike të 11 Shtatorit 2001, që tronditën botën dhe morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm në SHBA. Në këtë ditë, nderojmë viktimat dhe qëndrueshmërinë e popullit amerikan. Kjo ditë është gjithashtu një kujtesë për luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit, një kërcënim që mbetet aktiv dhe nuk njeh ngjyrë apo ideologji. Nuk duhet të harrojmë kurrë këtë!