Presidenti Bajram Begaj është duke dhënë një intervistë për mediat kosovare, pas vizitë së tij dy ditore në Kosovë.
Begaj tha se gjatë këtyre ditëve të dy palët kanë biseduar në lidhje me problematikat që shqetësojnë qytetarët, ku theksoi se vendet do të bëjnë gjithçka për të mirën e tyre.
“Kënaqësi të vizitoja Kosovën. Kur bisedon vëllau me vëllanë identifikon gjërat që duhen çuar para. Detyra ime dhe e stafit është të identifikojmë kush është problematika dhe të çojmë para marrëveshjet. Kemi mision mirëqenien e qytetarëve. Në kohët që po jetojmë çështjet e sigurisë janë të rëndësishme, kështu që ne duhet t’i evidentojmë për të bërë qasje të zgjuara. Projektet madhore me rëndësi strategjike janë shumë të rëndësishme pasi faktorizon marrëveshjen mes Kosovës e Shqipërisë”, tha ai.