Begaj për President, Meta: Do respektoj çdo vendim të Kuvendit

Prsidenca ka reaguar këtë të shtunë në lidhje me votimin në kuvend të presidentit.

Nëpërmjet një komunikimi zyrtar, i zëdhënësit i Presidentit Tedi Blushi bën me dije se Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit, Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

Reagimi i Plotë:

Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi

4 qershor 2022

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.

Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *