Në parlament u votua pasditen e sotme për president vendi Bajram Begaj.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku uron Begajn për fitore.
Postimi i Plotë:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona.