Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar për zgjedhjen në postin e presidentit Bajram Begajn.
Nëpërmujet një postimi në rrjete sociale, Osmani shprehet besimplotë që së bashku me homologun e saj të thellojë raportin e bashkëpunimit vëllazëror mes dy vendeve tona.
“Urime të përzemërta për presidentin e sapozgjedhur të Shqipërisë, z. Bajram Begaj! Ju uroj suksese në rolin tuaj të ri dhe shumë të rëndësishëm.
Së bashku do të punojmë që raportet vëllazërore ndërmjet Kosovës e Shqipërisë t’i thellojmë edhe më tej, si dhe t’i sjellim vendet tona më afër BE”, shkruan ajo.