Në Twitter ai u shpreh se e vlerëson bashkëpunimin në nivel lokal.
‘Takim shumë i mirë me Kryetarin e Bashkisë së Shkodrës z. Bardh Spahia si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak, znj. Brisela Kadija. Vlerësoj bashkëpunimin politik në nivel lokal, një mesazh i shkëlqyer i bashkimit të forcave për të mirën e komunitetit dhe zhvillimin e qytetit.’
Begaj do të vlerësojë me Dekoratën “Nderi i Kombit” Gjimnazin “28 Nëntori”, Shkodër, me rastin e 100-vjetorit të krijimit të tij.
Kreu i Shtetit do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e komuniteteve fetare, si në Myftininë e Shkodrës dhe në Kishën e Madhe, si dhe do të vizitojë Kishën Ortodokse. Në përfundim të vizitës së tij, Begaj do të vizitojë Muzeun Fotografik “Marubi”. Presidenti i Republikës do të shoqërohet nga Zonja e Parë, Armanda Begaj gjatë kësaj vizite në qytetin e Shkodrës.
Kjo vizitë e Begajt vjen pak orë pasi presidenti ka nisur konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen vitin që vjen.