Pas përfundimit të procesit të pikëzimit, janë zbardhur disa nga emrat e rinj që pritet të emërohen drejtues të drejtorive të qarqeve të Policisë së Shtetit.
Vilson Bala, aktualisht drejtor i Operacionales, pritet të drejtojë Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Po ashtu, Elidon Çela, ish-drejtues i AMP-së së Tiranës, do të emërohet në Berat, ndërsa Fatmir Lleshaj rikthehet në Durrës.
Emrat e tjerë që pritet të emërohen janë:
Luigj Vathi, zv.drejtori i Tiranës, në Lezhë
Elton Alushi, nga zv.drejtor i Tiranës, do të drejtojë Vlorën
Altin Mena, ish-kandidat për drejtor të përgjithshëm, emërohet në Elbasan
Gentian Berberi pritet të drejtojë Policinë e Shkodrës.
Këto emërime vijnë pas një gare të fortë dhe konkurimi mes kandidatëve, ku 12 fituesit do të marrin pozitat e drejtorëve të qarqeve, duke zëvendësuar aktualët