Bëheni xheloz nëse Ukraina futet në BE para jush? Rama: Më shumë shqetësohem se mos vërtet e besojnë këtë gjë

Gjatë konferencës për shtyp mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz, një pyetje që duket se vuri në pozitë Ramën ishte ajo nëse do të bëhej xheloz për Ukrainën nëse kjo e fundit futet në BE para Shqipërisë.

Rama u përgjigj se nuk beson se kjo mund të ndodhë, por edhe nëse do të ndodhë nuk bëhet xheloz.

Edi Rama: Pyetja se a ndihesh i shqetësuar se Ukraina mund të hyjë më shpejt në BE sesa ne që kemi vite që presim më vë pak në pozitë sepse duhet të them të vërtetën. Unë vërtet jam i shqetësuar se mos Ukraina mendon se do hyjë më shpejt në BE. Do u thoja edhe atyre që e ushqejnë këtë iluzion për Ukrainën që të mos e përdorin këtë sepse nuk duhet shumë shkencë për ta kuptuar sesi funksionon BE dhe sipas meje kjo nuk ndodh. Por edhe nëse do të ndodhte, nuk do bëheshim xhelozë nëse Ukraina do hynte para nesh në BE./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *