Bëhet publik projekti i Sheshit të Flamurit në Vlorë, Rama: Ky terminal nuk do t’i shërbejë foltorexhinjve

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij projektin e ri të terminalit tek Sheshi i Flamurit.  Mesa duket, ky shesh do të zëvendësohet me “tempullin” hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera.

Postimi i Plotë:

MIRËMËNGJES ?

dhe me Sheshin e Ri të Flamurit, i cili do t’i shtojë Vlorës një tjetër pjesë të bukur të mozaikut gjithnjë e më tërheqës të Rilindjes së saj Urbane, ku do të mësyjë gjelbërimi, ku do të dalin në pah me të gjithë shkëlqimin e tyre objektet e historisë në atë shesh, ku një qilim i kuq prej guri do të lidhë monumentin e Pavarësisë me “tempullin” hijezues që do të shërbejë për panaire, ekspozita, shfaqje artistike e të tjera (po vetëm si terminal autobuzësh për foltorexhinjtë jo?) dhe ku fantazma e ish-hotelit do të kthehet në qendrën më të madhe social – kulturore të vendit për të gjitha moshat, pa harruar aksin e rikonceptuar që lidh edhe varrezat e dëshmorëve me monumentin e Pavarësisë përmes kolonatave të “tempullit” hijezues, ju uroj një ditë të mbarë?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *