‘Bëhet tapë’ në Vuno të Himarës, ambasadorja Yuri Kim-banorëve: Do kthehem sërish në fshatin tuaj të bukur

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim duket se e ka kthyer në një zakon eksplorimin e Shqipërisë dhe tani gjatë sezonit të verës po i shijon të gjitha bukuritë e vendit tonë.

Së fundmi ajo ka vizituar Vunoin në Himarë, ku është takuar dhe me banorët e zonës. Përmes disa fotografive të publikuara në rrjete sociale, ajo shfaqet në shoqërinë e miqve të rinj me të cilët ka biseduar dhe madje ka pirë edhe uzo.

 “Si shumë njerëz në Shqipëri dhe gjetkë në Evropë, unë jam duke marrë një pushim të shpejtë për të rifituar energji. Shkova në #Vuno për një kafe në sheshin e fshatit dhe përfundova duke pirë uzo me banorët. Faleminderit Petro, Gjergj, Irakli, Armando dhe miq të tjerë të rinj që më ftuan të ndaj një pije dhe për një bisedë shumë të bukur. Unë e vlerësova mësimin për fshatin tuaj, ndarjen e pikëpamjeve për jetën në Shqipëri dhe bisedimin për familjet tona. Unë do ta mbaj premtimin tim për t’u kthyer në fshatin tuaj të bukur dhe për të vazhduar bisedën tonë. Faleminderit!”, shkroi Ambasadorja krahas fotove të publikuara.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *