“Bëhu burrë, boll fole sikur je në pelenat e mjekut”!/ Rama: Mos bëj të fortin këtu, a të keqen vëllai të kam xhanë

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha për pazare me oligarkët dhe abuzimet me fondet e rindërtimit.

Për tonet e ashpra që Basha i është drejtuar kreut të qeverisë, Rama i kërkon të matet mirë dhe të mësojë faktet përpara se të flasë. Kryeministri thotë se qytetarët nuk e kanë për borxh që të dëgjojnë Bashën me akuzat e tij, teksa shprehet se kryedemokrati tashmë nuk mund të mbledhë dot as njerëzit e tij.

Ashpër i është kthyer kryeministri Edi Rama kryedemokratit Lulzim Basha, ndërsa i kërkoi që të flasë me argumente dhe jo akuza boshe. Rama i kërkoi të mos “bëjë të fortin’ në Kuvend duke i thënë edhe me ironi “a të keqen vëllai, të kam xhanë’.

“Arsyeja pse ti nuk fiton, nuk janë as kriminelët, as bosat, por ti, sepse me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush, Gënje veten tënde, por ndrysho sa nuk është vonë. Unë jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë bashkarisht, për të të respektuar dhe ty bashkë me partinë tënde, por që kjo është partia më e bukur e lindjes, më jep një pushim. Ti mund të jesh mister lindja sot, por lind më në fund dhe mos vazhdo të flasësh sikur je akoma në pelenat  e mjekut, bëhu burrë e mos hajde këtu me shpije, por argumenta.

Nuk e di ku i sheh ti ata që gdhihen në çadra se ti ngrihesh vonë dhe kur ngrihesh ti, ata janë në punë. Në çadra, qysh nga dita  e parë e sot, janë rreth 400 familje, por siç ke gërmuar dhe më përpara, shko prap dhe gërmo nëse te ata në çadra ka një familje që nuk vazhdon të marrë bonusin e qirasë. Ata rrinë në çadra se ndryshe nga ty punojnë, e nxjerrin bukën me punë e tyre jo të tjerëve dhe ndryshe nga ty nuk i ka mbajtur njeri në krah për vite të tëra. Ti kur i qan hallet të tjerëve, e sidomos popullit, mban një erë hipokrizie or ti Lulëzim sa edhe këta që janë këtu që janë me ty, aq shumë e kanë të vështirë ta përballojë, sa edhe këta aq shumë e kanë gënjyer veten që je lider i tyre , sa tani pyesin, a je ti apo nuk je ti. E ke një mundësi t’i shmangësh këto budallaqe, e fokusohu te faktet e argumentet.

Aman na e kurse këtë të fortin, mos e përsërit më sa të provosh se je në gjendje të rrish pranë 50 demokratëve në të njëjtën kohë, a të keqen vëllai se të kam xhanë”, tha Rama.

 Po sikur fondet e vendosura në dispozicion për rindërtimin e shkollave nga BE me raportin e fondeve të vendosura nga Buxheti i Shtetit, të jenë më të larta në investim. Çfarë do bëjmë me gjithë këtë çarçaf. Po sikur të gjitha investimet e qeverisë për shkollat në aspektin e kostos të jenë më të ulëta se sa aspekti i kostos nga BE, çfarë i mbetet parafolësit. I mbetet ajo që i ka mbetur gjithmonë, humbja. Humbja që e ka në konstitucionin e vetë mënyrës të të qëndruarit në skenën politike që në ditën e parë. Humbja që e përgatit me duart, gjuhën dhe qëndrimet e veta çdo ditë. Mua fondet e BE-së më përlqejnë shumë, i jam mirënjohës jo vetëm BE-së port ë gjithë që na ndihmuan që nga Brukseli deri në Abu Dhabi. Atë fjalën hajdut gëlltite brenda, bëji gjuhës një kthesë në drejtim të ezofagut, dhe kur të flasësh herë tjetër, mate mirë.

Mate mirë kur flet për rrathë të afërmish që merren me ndarjen e indlugjencave nga zyra e Bashkisë. Sa për pranë njerëzve, nuk ma tregon dot mua. E them me shumë krenari, sa km dhe sa njerëz kam takuar për shkak takuar, nuk i kanë takuar të gjithë kryeministrat në historinë e politikës shqiptar. Nuk del dot nga zyra t’i të takosh njerëzit e partisë tënde. Të paktën dili zot njerëzve të tu që i ke 95%. Mos hajde këtu të ndysh shtëpitë e shqiptarëve, ul e ngri hajduta dhe kriminela, se nuk ta ka borxh njeri Lulzim. Nuk ta ka fajin njeri për humbjen. Me këtë mënyrë të foluri nuk të beson askush, je vetë arsyeja e humbjes. Jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë, për të respektuar ty dhe partinë tënde. Por që kjo të jetë partia më e bukur e lindjes, ‘Give me a break’. Ti mund të jesh lindja, por flit dhe bëhu burrë mos u sill sikur je ende në pelenat e mjekut. Eja këtu me argumente” – tha Rama.

Ndërsa për qytetarët e prekur nga tërmeti dhe që janë ende në çadra, Rama thotë se ata marrin bonusin e qirasë, dhe nuk i braktisin dot çadrat pasi janë shumë afër tokave të tyre ku punojnë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *