“Bëhu burrë!” Rusia u bën thirrje civilëve t’i bashkohen ushtrisë

Një Rusi ka nisur të transmetohet një reklamë që nxit qytetarët që t’i bashkohen ushtrisë. Spoti po transmetohet në një kohë kur forcat e armatosura ruse po pësojnë humbje të konsiderueshme në betejat në Ukrainë.

Videoja u publikua nga Ministria e Mbrojtjes së Moskës ndërsa rusëve u bëhet thirrje që t’i lënë punët e tyre si civilë dhe t’i bashkohen ushtrisë.

Në video shfaqet një rojë supermarketi, një instruktor palestre dhe një shofer taksie, të gjithë të mërzitur e zhgënjyer nga jeta civile dhe më pas gjejnë gëzim dhe një qëllim për të ndjekur pasi i bashkohen ushtrisë.

Po ashtu, qytetarëve u premtohet një rrogë mujore prej të paktën 204,000 rublash ($2,500), një shumë katër herë me lartë se paga mesatare në Rusi.

Në shtator 2022, presidenti Vladimir Putin njoftoi një “mobilizim të pjesshëm”, i cili kërkonte të rekrutonte ushtarë të rinj pavarësisht nëse ata donin të bashkoheshin me ushtrinë apo jo. Kjo lëvizje bëri që popullariteti i liderit rus të binte.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *